Lajme

Thaçi e Haradinaj ngushëllojnë familjen Sadikaj e cila humbi pesë anëtarë në aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 08 July 2018

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të saj në aksident trafiku në Duhël.

Thaçi ka shprehur dhimbje me rastin e aksidentit tragjik ku humbën jetën pesë anëtarë të një familjeje, duke thënë se është shqetësues numri i aksidenteve në Kosovë, andaj kërkohet kujdes më i madh për uljen e rrezikut nga këto aksidente.

“Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, tha ai.

Ndërkohë, Kryeministri Haradinaj tha se “me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël – Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj. Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”.

“Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik!”, tha kryeministri.

Pesë anëtarë të Familjes Sadikaj nga fshati Sopi e Suharekës humbën jetën në një aksident të ndodhur sot në magjistralen Suharekë-Duhël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera