Lajme

Thaçi e Çitaku takojnë senatorin Bob Dole

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 23 March 2018

Presidenti Thaçi e Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku vizituan mbështetësin e Pavarësisë së Kosovës, Senatorin Bob Dole.

Për këtë vizitë ka njoftuar vet Dole, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan Infokusi.

“Dua ta falënderoj ambasadoren Vlora Çitaku dhe Presidentin Hashim Thaçi që më vizituan sot” ka shkruar Dole.

-Advertisement-

Ndërkaq, për takimin nuk ka shkruar as Presidenti e as Ambasadorja Çitaku.

Dole tani merr para nga Kosova për konsulencë dhe këshillon kompaninë amerikane “Alston Bird”, e cila vitin e kaluar kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Ai gjithashtu i ka përgëzuar ata për ratifikimin e marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera