Lajme

Thaçi drekon në Stamboll me Erdoganin, pasi Presidenti turk e kritikoi për Ambasadën në Jerusalem

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 20 September 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kreun e AKR’së Behxhet Pacollin kanë udhëtuar për në Stamboll. Aty janë takuar me Presidentin e Truqisë, Rexhep Taip Erdogan. E ky i fundit para disa javëve kishte telefonuar presidentin Thaçi pas lajmit se Kosova do ta hap Ambasadën e saj në Jeruzalem.

Por, disa javë pas, presidenti i Kosovës shihet në një drekë bashkë me presidentin e Turqisë. Anise presidenca nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtarë për vizitën e Thaçit në Turqi.

Takimi po zhvillohet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll ani se ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite në Stamboll.

-Advertisement-

E për telefonatën që Ergogan i kishte bërë palës kosovare duke u ankuar që Kosova dhe Izreali i shkëmbyen njohje , Thaçi para disa javëve kishte dhënë një shpjegim.

Thaçi kishte thënë se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe ligës arabe dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin dhe thotë se ajo pikë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do t’i lëndojë raportet me Turqinë.

“Shqetësimet që kemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërore mes Kosovës dhe Turqisë.”- kishte thënë Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera