Thaçi do të shpallet i pafajshëm, ja kush e thotë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/thaci-hage-1-696x392-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 18 May 2022
Avokati Pierre Richard Prosper është shprehur i bindur se ish-presidenti Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Prosper, i cili është aokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, deklaroi se zgjerimi i aktakuzave që u bë në prill të këtij viti nuk e ndryshon lëndën.
“Ne e kemi shikuar këtë dhe nga perspektiva jonë, lënda nuk ndryshon, ne kemi besim në dëshmitë që i posedojmë, besojmë se kur gjykimi në fakt zhvillohet dhe e vërteta del në shesh se Thaçi dhe të tjerët, unë mund të flas për Thaçin, do të shpallet i pafajshëm. Prokuroria po shton gjëra, duke u munduar ta forcojë aktakuzën, por ne besojmë se jemi në pozicion të mirë” tha Prosper në Klan Kosova.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati, prandaj po shton akuza të reja duke u munduar që ta forcoj lëndën, derisa shtoi se nuk pret që aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve të zgjerohet përsëri nga prokuroria.
“Unë nuk pres akuza të reja dhe nëse prokuroria ndien se ka nevojë të vazhdojë t’i modifikojë aktakuzat atëherë kjo lëndë nuk duhet të jetë këtu. E kam thënë këtë në gjyq në vitin e kaluar në një nga konferencat statusore, bëra një pyetje fondamentale: Përse jemi këtu nëse prokuroria nuk është gati? Nëse prokuroria do të kishte qenë gati, ne do të kishim përparuar dhe do të ishim në pozitën që të shkojmë në gjykim dhe ky është një problem fondamental. Ne kemi individë që po mbahen për dy vjet pa e parë asnjë ditë në gjykatë, kjo nuk është e drejtë. Ajo që duam është mundësia të vazhdojmë, duam mundësinë që e vërteta të dalë në pah dhe kur e vërteta të dalë, do ta shohim se ky rast nuk duhet të ishte në këtë gjykatë dhe se zotëri Thaçi është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm për këto akuza” tha Prosper.
Ai është ankuar se po ka shumë vonesa gjatë procesit, duke shtuar se informatat shfajësuese nuk po zbulohen.
“Çdo ditë që kalon, besimi që ky është një proces efikas zhduket, sepse ne kemi pengesa në çdo hap, neve nuk na i japin të gjitha informatat që na duhen, informatat shfajësuese nuk zbulohen dhe ka shumë vonesa kur na është thënë se prokuroria ishte gati. Pra ne, siç mund ta imagjinoni, jemi të frustruar nga ky proces dhe besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të fillojnë të shohin se çfarë po ndodh këtu, sepse nga pikëpamja jonë, nga pikëpamja ime, kjo ka filluar ta humbë kredibilitetin” deklaroi Prosper.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore.png)
Të tjera
-
Von der Leyen në krye të KE, Meloni: Propozimet për lidershipin e BE, një gabim i madh
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të emërojë Ursula von der Leyen ...
-
Kurti premton mbështetje për edukimin e fëmijëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka marrë në përurimin e hapjes së Qen...
-
Kushti ri i Gjermanisë: Për fitimin e shtetësisë, duhet pranuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar
Atyre të cilëve aplikojnë për shtetësi në Gjermani, tash e tutje do t’u kërko...
-
Policia kontrollon serbët të cilët kanë nisur të mblidhen në Gazimestan
Qytetarë të komunitet serb kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të ...
-
Nicholas Abbott emërohet ambasador në Shqipëri
Diplomati britanik , Nicholas Abbott, i cili ka shërbyer si Ambasador i Mbret...
-
Lista Serbe reagon pas vendimit të gjykatës për vrạsjen e Ivanoviqit: Kurti po tregon sa i urren serbët
Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të premten aktgjykimin për rastin e ...
-
Dërgohet në Gjykatë ish-polici i Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i cili po dyshohet për spiunazh
Ish-polici i Kosovës që po dyshohet për spiunazh, Aleksandar Vlajiq është dër...
-
LDK dorëzon kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dorëzuar dje zyrtaris...
-
Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euro për ngritje të shërbimeve shëndetësore dhe të edukimit të hershëm
Në vlerë prej 37.2 milionë eurove, Ministria e Financave, Punës dhe Transfere...
-
47 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Mbledhja ...
-
Një burrë dhe një grua rrạhin tri gra në Pejë
Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti bashkë me një grua, kanë rra...
-
Ky është doktori që paguhet 52 mijë euro në muaj në një klinikë private, pagat vjetore në tre vende pune kapin shifrën 631 mijë euro
Nuk do ta besoni por në Kosovën tonë të varfër ka mjek që paguhet hiq më pak ...