Thaçi dhe Vuçiqi s’kanë të drejtë të hedhin në pazar tokat shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 02 September 2018
Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke folur lidhur me çështjen e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka kritikuar kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashka, duke thënë se politikanet shqiptarë vazhdojnë të heshtin thuaj se bëhet fjalë për kufijtë e Afrikës dhe jo të kombit tonë.
Ajo ka shkruar në facebook se çështja e kufijve nuk është çështje as e dy personave dhe as e dy vendeve.
“Rrezja e influencës se saj shkon përtej rajonit dhe Evropës. Ajo behet globale. Prandaj asnjeri as ka te drejte, as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare.
Për çështjen e kufijve-Kryeministri lau duart si Pilati , Kryetari i opozitës nuk ekziston.
Prej disa javësh Presidenti Thaçi dhe Vuçiq flasin për ndryshime kufijsh. Ditët e fundit , dueti ka hyre ne procesin e shkëmbimeve te territoreve…
Kundër kësaj ka ndalur hapur Gjermania e Britania duke tërhequr vëmendjen për rrezikun e madh qe mund te shkaktoje prekja e kufijve.
Brukseli përsërit vazhdimisht qe “ne duam garanci qe te mos cenohet stabiliteti i Rajonit”. Ndërkohë me eren e Trumpit ,US ka një qëndrim me pragmatist, por duke bere kujdes e duke kërkuar qe gjeja te mos pershkallezohet ne lufte ne rajon.
Ndërkohë me ndonjë përjashtim te radhe politikanet shqiptare kane folur me vonese ose vazhdojnë te heshtin thua se behet fjale për kufijtë e Afrikes dhe jo te kombit tone; thua se nuk kemi humbur boll nga territoret tona; dhe thua se kufijtë u ndryshokan me lehtësinë me te cilën njeriu ndërron trotuar; thua se korrigjimi do i sillte Kosovës toke serbe, kur ne fakt flitet me ba pazar vetëm me toke shqiptare. Serbia ne çdo rast luan vetëm me qarin.
As sot ne takimin informal te kryeministrave( te munguar) te rajonit nuk u fol për atë qe po ndodh, me përjashtim te Hajredinajt. Thua se kufijtë janë çështje e dorës se fundit .. ku e ku me pak e rëndësishme se roaming ne rajon qe nuk i hyn kujt fort ne pune..
Kosova i ka kufijtë e saj tha natyrshëm kryeministri i Kosovës edhe ne konference shtypi.
Kryeministri shqiptar nuk tha se ishte dakord me Hajredinajn.
Ne përgjigje te pyetjes për ndryshime kufijsh , ai tha se e mendonte si Hani, i cili praktikisht bëri kujdes të mos të angazhohej ne deklarata.
Sot Rama ngjasonte si Pilati.
Lau duart. Nuk kishte gjë me thënë për kufijtë shqiptarë, ndërkohë qe tha se nuk mund te ishte indiferent ndaj emigranteve qe vijnë nga Afrika.
Duke u kthyer tek Thaçi.
Integriteti territorial i një vendi nuk është e nuk mund te jete ne dore te një njeriu .Ai është i përcaktuar ne dokumentet themeltar te vendit , ne Kushtetutën e Kosovës, ne dokumentet ndërkombëtare. Çështja e kufijve nuk është çështje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Rrezja e influencës se saj shkon përtej rajonit dhe Evropës. Ajo behet globale. Prandaj asnjeri as ka te drejte, as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare.
Sa për heshtjen epike te kryetarit te opozitës ne Shqipëri për çështjen e kufijve, mos ia vini re…ai nuk ekziston.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































