Lajme

Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 31 August 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen sot në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Mogerini ka konfirmuar takimin që për qëllim ka vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, të filluar tash e gati pesë vjet më parë.

“Mendoj se mundemi që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019 të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së” deklaroi Federika Mogherini në një fjalim të saj para ambasadorëve të vendeve të BE-së.

-Advertisement-

Në takimin e sotem pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic, janë takuar së fundmi në fillim të korrikut në Bruksel, kur të dy ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, ku do të futeshin edhe grupet punuese të cilat do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nisi në mars të vitit 2011, ndërsa, marrëveshja për përmirësimin e raporteve u nënshkrua me 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera