Thaçi dhe Borrell pajtohen për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të EULEX-it
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 11 July 2020
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it me një letërkëmbim me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje bëhet e ditur se zgjatja teknike po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.
“Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”, thuhet në njoftim.
Presidenti Thaçi gjithashtu ka shprehur mbështetjen për misionin, duke konfirmuar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbështesin në tërësi mandatin e “EULEX KOSOVA” në përputhje me dokumentet e nënshkruara deri tani.
Në përgjigjen e tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pranon këtë pajtueshmëri për zgjatje teknike njëvjeçare të EULEX Kosovo deri më 14 qershor 2021 dhe thekson mbështetjen e BE-së për Kosovën, me theks të veçantë te mbështetja në këto kohë të “sfidave të pa precedencë” të shkaktuara nga pandemia.
Përfaqësuesit e BE-së, duke folur edhe në emër të shteteve anëtare të BE-së, kanë njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë e pamundur që të mbahen takime për t’i shqyrtuar misionet e BE-së, përfshirë edhe atë EULEX-it në Kosovë dhe kanë kërkuar mirëkuptim nga autoritetet vendore për zgjatje teknike të mandateve aktuale për një vit.
Mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vite dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat tek organet vendore.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...