Lajme

Thaçi deri vonë kundërshtonte çdo ide për korrigjim të kufirit me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 06 August 2018

Presidenti Hashim Thaçi deri vonë as që pranonte të diskutonte për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, derisa tani këtë e ka temë bosht në çdo deklaratë publike. Ideja e presidentit për korrigjim të kufirit me Serbinë nuk gëzon mbështetje as brenda partnerëve të koalicionit.

Jo më larg se para katër muajsh, Thaçi as që pranonte të futej në hollësi rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Korrektimi i kufijve e kam thënë disa herë që është një opsion i cili bart me vete shumë rreziqe, të cilat ne të gjithë i dimë, prandaj nuk dua të futem fare në detaje”, kishte theksuar Thaçi në konferencën e mbajtur më 5 prill, ku ishin prezantuar skenarët e “Finales së madhe” në dialog me Serbinë bazuar në analizën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), dhe Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG). Thaçi kishte insistuar edhe para përfaqësuesve të Luginës se Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme deri më tani nëpërmjet Planit Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari.

-Advertisement-

Ideja e shkëmbimit të territoreve, në po të njëjtën konferencë ishte kundërshtuar edhe nga përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera