Lajme

Thaçi dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaç, ka reaguar ndaj sulmit të ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Thaçi ka thënë se ky veprim është një përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Infokusi.com

“Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar” ka përfunduar Thaçi

-Advertisement-

Postimin e plotë të Thaçit bërë në rrjetin social”facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, si ai idjeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar. HTH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera