Lajme

Thaçi dekreton ambasadorin e ri të Kosovës në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 12 Prill 2018

Presidenca e Republikës së Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kësisoj, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Thaçi.

Ndryshe, në një biografi të shkurt për Cufajn tregohet se ai është i lindur më 3 dhjetor 1970 në Deçan. Është shkrimtar dhe gazetar .

-Advertisement-

Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë . Jeton në Shtutgart dhe është një freelancer për gazetat ndërkombëtare

Vlen të theksohet se deri më tani ishte Astrit Zemaj që mbante postin e diplomatit kosovar në Berlin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy