Lajme

Thaçi dekoron pas vdekjes Bajram Rexhepin

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 08 June 2018

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, pas vdekjes, ish-kryeministrin Bajram Rexhepi.

Thaçi ka thënë se Bajram Rexhepi dha shumë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan GazetaFokus.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

-Advertisement-

Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar presidenti Thaçi./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera