Lajme

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 20 February 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner.

Thaçi shkruan se me shumë sakrificë ndërtuan institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuan parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

-Advertisement-

“Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës.

Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë.

Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës.

Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera