Lajme

Thaçi dekoron me medalje Delawien

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 12 September 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarsisë së Kosovës, ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që jep këtë dekoratë, e ka përshkruar Delawie si një mik të veçantë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë” tha ai

-Advertisement-

Poashtu Thaçi është shprehur edhe mirënjohes edhe për kritikat që i ka bërë Delawie shtetit kosovar.

“Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie”, ka thënë Thaci përmes Facebook.

“Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!” shkruan Thaçi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera