Lajme

Thaçi dekoron Fehmi Shaqirin “Mjeshtër i Merituar”

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 12 December 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

Thaçi tha se Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës shqipëtare në Shqipëri, Kosovë e kudo në diasporë.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar” shkruan Thaçi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera