Lajme

Thaçi dekoroi me medalje presidenciale ish-presidentin Sarkozyn

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 15 March 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez , Nicolas Sarkozy.

Në këtë takim Presidenti Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Pavarësisë ish-presidentin e Francës.

Tutje ai është shprehur se Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez./Infokusi.com

-Advertisement-

Postimi i plotë i Presidentit:

Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës. Sot pata nderin që ish-presidentit Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. HTH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera