Lajme

Thaçi: Debatet për shkëmbim territoresh janë të kota

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 12 February 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se debatet për shkëmbim të territoreve janë një të kota dhe pa kurrfarë kuptimi.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

“Janë gjëra të tejkaluara. Edhe më herët ka pasur ide për ndarje dhe për shkëmbim territoresh, madje të bëra edhe nga disa lider. Unë mendoj se respektimi i integritet territorial është krucial per Kosovën”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se ide të tilla nuk i sjellin të mira as vendit dhe as paqes në rajon, duke shtuar se ide të tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës.

“Lakimi i emrit tim nuk është i rastësishëm. Për mua Bibël e Kuran është Kushtetuta e Kosovës. Dy javë më herët ishte deklarata e Sputnikut e cila u  përkthye keq nëpër disa media të Kosovës, ku është tentuar të krijohet huti”, ka shtuar Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera