Lajme

Thaçi: Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 19 June 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin ku biseduan për zhvillimet aktuale në Maqedoni.

Thaçi ka thënë se forcat politike shqiptare po luajnë rol pozitiv rreth avancimit të të drejtave politike dhe sociale.

Poashtu, ka cilësuar se çdo lajm i mirë që vie nga Maqedonia është lajm i mirë edhe në Kosovë.

-Advertisement-

“Do të krijojë klimë të mirë rajonale dhe do të hapë perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit” ka thënë Thaçi.

Sipas tij, marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, me të drejtë po konsiderohet më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera