Lajme

Thaçi: Burrat e Kosovës duhet të ndihemi të turpëruar

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 18 October 2018

Presidenti Hashim Thaçi ia ka ndarë medaljen presidenciale, Vasfije Krasniqit – Goodman, pasi ajo u bë femra e parë shqiptare që rrëfeu publikisht rastin e përdhumit nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Thaçi para ndarjen së medaljes ka thënë se burrat kosovarë duhet të ndjehen të turpëruar që nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, raporton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Është një rast i pashembull, autentik i cili thërret ndërgjegjen e popullit të Kosovës, duhet ta thërret edhe ndërgjegjen e popullit serb, e edhe atë të drejtësisë ndërkombëtare. Falënderoj Vasfijen për punën e bërë. Burrat e Kosovës duhet të ndihemi të turpëruar që nuk kemi bërë më shumë”, ka thënë Thaçi.

Vasfije Krasniqi – Goodman rrëfeu publikisht dhunimin që iu bë asaj nga Policia serbe në prill të 1999-ës. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera