Lajme

Thaçi: Bota u nda nga Mandela shqiptare 

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 28 July 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë komemorative pwr Adem Demaçin tha se shqiptarët po ndahen fizikisht nga Demaçi ndërsa bota nga Mandela i Evropës. 

“Sot me 28 korrik kombi shqiptar po ndahet fizikisht nga Adem Demaçi, Kosova dhe bota shqiptare po ndahet nga një personalitet historik i jashtëzakonshëm. Bota po ndahet nga Mandela i Evropës”, ka thënë Thaçi. 

Ai tha gjithashtu se çlirimi i Kosovës ishte qëllimi i Demaçit. 

-Advertisement-

“Adem Demaçi jetoj për një qëllim, çlirimin e Kosovës.”, ka thënë ai. 

Lexo edhe: Në orën 12:00 varroset Adem Demaçi

Demaçi vdiq të enjten ndërsa pritet tw varroset sot nga ora 12:00/inFokus 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera