Lajme

Thaçi: Borrell ka qenë kumbar i koalicionit VV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 21 May 2020

Borrell thotë se Borrell ka qenë kumbar i koalicionit VV-LDK.

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të tregojë se çfarë ka biseduar me Shefin e Politikës së BE-së, Josep Borrell dhe të ngarkuarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Qytetarët dhe Kuvendi duhet të jenë të informuar për bisedat e Kurtit në komunikime që kanë qenë. Borrell qenë kumbara i marrëveshjes së koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në Rubikon, Thaçi ka pohuar se ai nuk ka qenë shkaktar i rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“E ka rrëzuar Kuvendi me mbi 2/3 e votave. Ka qenë ndëshkim politik për një faj. Për marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë pa angazhim të lidershipit të Kosovës. [Kurti] kur ka qenë momenti ta mbrojë Kosovën ke dezertuar. Nuk e di se ka marrëveshje sekrete. As takime sekrete s’ka as marrëveshje”.

Sipas Thaçit Kurti ka lejuar shtrirjen e autoritetit të Serbisë në pjesën veriore të vendit.

“Serbia vetën në 2005-2006 ka pasur autoritet më shumë në veri. Pranimi i testeve nga Serbia në një rrethanë të tillë, të dërguara nga Kina, pastaj ndërtimi i një rrethane të hekurt kufitare Kosovë-Shqipëri dhe hapja e kufirit me Serbinë ka qenë veprim i gabuar jo i mençur dhe i dëmshëm për shtetit e Kosovën. Nuk është akuzë është realitet dhe këtë e dinë të gjithë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës ka ekzistuar komunikimi Kosovë-Serbi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera