Lajme

Thaçi bisedon me Metën për rifillimin e dialogut me Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 05 June 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar për rendësin e rifillimi të dialogut me Serbin me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kështu ka njoftuar Thaçi përmes një postimi llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Poashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rikthimin në normalitet.

-Advertisement-

“Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore.”, ka shkruar Thaçi.

Kosova dhe Shqipëria sipas Thaçit duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera