Lajme

Thaçi bën homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 15 December 2018

Në ditën e parë të funksionimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, si dhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Pas homazheve, Thaçi nuk është prononcuar për media.

Paraprakisht, Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti, ndërsa pas homazheve në Velani, ai do të shkojë në Prekaz, për të vizituar varret e familjes Jashari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera