Lajme

Thaçi: Asocacioni nënkupton Republikën Serbe brenda Kosovës, është kancer për shtetin

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 24 September 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se krijimi i një Asocacioni të komunave serbe në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes së shtetit nga brenda. Ai gjithsesi tha se nuk beson që ka deputet të Kosovës që e voton një Asocacion në Kuvend.

“Asocacioni nënkupton Republikën Serbe në Kosovë pa njohje”, tha ai.

“Është gabim i madh nëse tash diskutohet në Bruksel Asocacioni. Nuk është hatërmbetje. Pse të diskutohet për tokat tona brenda Kosovës me Serbinë. Është kanceri për shtetin e Kosovës. Asnjë njëri në tokën e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutoj për Asocacionin. Ky që mendohet tash të krijohet nga BE’ja, është fillimi i zhbërjes së Kosovës nga brenda. Marrëveshjen që e kam nënshkruar unë ka kaluar në kuvend me dy të tretat. Nuk besoj që ka deputet në Kuvend që do të votojë një Asocacion në Kosovë”, shtoi Thaci.

-Advertisement-

Ndërsa për Hotin ai i pati këto komente:

“Aktualisht është një stabilitet institucional. Është herë me dhënë vlerësim. Mirëpo i jap kredi për heqjen e taksës, që ka qenë pengesë”, përfundoi Presidenti i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera