Lajme

Thaçi: Askush në Serbi s’u dënua për krimet ndaj shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 26 September 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e 23 anëtarëve të familjes Deliu në Arbëri të Epërme.

Me këtë rast, kreu i shtetit ka thënë se s’u dënua ashkush për këtë masakër dhe 400 të tjera të kryera nga barbarët serbë.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera