Lajme

Thaçi: Albin Kurti më tha se nuk i beson Glauk Konjufcës, “Ti e din i kujt është ai”

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 24 September 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje nga takimi që kishte në zyrën e tij me ish kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas Thaçit, Kurti i kishte bërë të ditur se nuk i besonte askujt në partinë e tij për të trajtuar çështjet që kishin të bënin me negociatat me Serbinë. Madje as nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Është një e vërtetë nga ai takim. I thash Kurtit të angazhonim persona tjerë për të (koordinuar çështjet që kishin të bënin me dialogun), unë propozova Bekim Çollakun, ndërsa i kërkova Kurtit të caktoi një njeri të besueshëm të tij. Më tha se nuk kishte asnjë të besuar pasi tërë çështjet i kryen vet. I thash hallall të qoftë, pasi unë nuk mundem ti kryej të gjitha”, ka bërë të ditur Thaçi, në emision Pressing të T7.

-Advertisement-

Ai ka treguar se në këtë rast i kishte propozuar Kurtit që të caktonte Glauk Konjufcën për këtë çështje.

“Më tha jo se ti e din i kujt është ai”, ka pohuar Thaçi duke thënë se të gjitha këto janë të dokumentuara në transkriptin e takimit.

Ky transkript sipas të parit të vendit është i qasshëm dhe mund të verifikohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera