Lajme

Thaçi akuzon qeverinë: Papërgjegjësi e madhe e Qeverisë, po të merreshin masa në fillim s’do të kishim kaq shumë raste me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 06 April 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas paraqitjes së 20 rasteve të reja me koronavirus në vend, ka thënë se Qeveria në detyrë është treguar shumë e papërgjegjshme në luftën kundër pandemisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu tha ai në një intervistë direkte në Top Channel, ku theksoi se Kosova do të kishte numër më të vogël të të infektuarve, nëse Qeveria Kurti do të merrte masa më rigoroze për menaxhimin e COVID-19.

“Jam i bindur se nëse do të merreshin masa që në fillim, nuk do të kishim as këtë numër të të infektuarve. Ky komoditet, me ardhjen e njerëzve që s’janë futur fare në karantinë, dhe rrethanat e tjera -të mos kontrollimit të kufijve – kanë pasur efekt negativ”, ka deklaruar Thaçi.

-Advertisement-

Ai tutje ka shtuar se Qeveria e vendit u tregua neglizhente ndaj koronavirusit, duke menduar se Kosova nuk do të preket si vendet e tjera të botës.

“Papërgjegjësia e qeverisë është ekstreme. Ka vepruar në mënyrë shumë neglizhente. Duke menduar se Kosova është një vend i izoluar nga rajoni dhe bota”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash janë shënuar 165 raste me koronavirus, dhe tre persona të shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera