Lajme

Thaçi akuza të rënda për Kurtin: Komunikata e Gardës Vullnetare Shqiptare është shkruar në zyret e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 21 May 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka hedhur dyshime mbi kërcënimin që kryeministri Kurti tha se mori nga Garda Vullnetare shqiptare, një organizatë kjo e panjohur më parë.

Në një intervistë për “Rubikon” që pritet të transmetohet sonte, Kurti ka thënë se komunikata kërcënuese ndaj Kurtit është shkruar nga vetë ai, në zyret e Vetëvendosjes.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Kujtojmë se ditë më parë Thaçi e kishte quajtur Vetëvendosjen organizatë kriminale, për çka kishte pasur reagime të shumta.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti shkroi një status ku tha se do të dështojë edhe përpjekja e fundit e Thaçit për largim e tij nga Qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera