Lajme

Thaçi: 21 vjet pas Masakrës së Izbicës, askush nuk doli para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 March 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar Masakrën e Izbicës të kryer më 28 mars 1999 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Ai ka shkruar se Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë dhe 21 vjet pas askush nga ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë.

“Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Në mesin e të vrarëve kishte edhe persona të rrethit tim familjar. Sot , 21 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera