Fokus

Thaçi i shqetësuar i shkruan Kuvendit për 78 milionë euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 05 August 2019

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës ju ka shkuar një shkresë jo shumë e zakontë në adresë të tyre. Po u kërkohet që të mos e rrezikojnë projektin afro 100 milionësh të Bashkimit Evropian të destinuar për këtë punë si dhe stabilitetin e prodhimit në këtë termocentral, shkruan gazeta inFokus.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe grupeve parlamentare që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoi sa më parë marrëveshjen financiare me të cilën BE ka paraparë të financoi 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B.

Ky projekt ka rrezik të dështoi komplet nëse shpërbëhet Kuvendi i Kosovës për ti hapur rrugë zgjedhjeve nacionale në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Thaçi në letrën e tij ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është në proces të përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit të rehabilitimit (pjesa ambientale) të TC kosova B, përmes programit IPA, komponenta ambientale – Instalimi i elektrofiltrave dhe pajisjet për zvoglimin e Nox-it.

Sipas planifikimit, instalimi i elektrofiltrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e Nox-it do të realizohen, në vitin 2020, në njësinë B1 dhe në vitin, 2021, në njësinë B2, të TC Kosova B.

“Që të realizohen këto projekte kërkohet që Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratoj (ratifikoj) programin IPA, jo më larg se muaji Tetor/2019. Miratimi i programit IPA do të mundësonte realizimin e projektit të rehabilitimit te TC Kosova B sipas planit”, thuhet në letrën e Thaçit të cilën e posedon gazeta inFokus.

Mos miratimi i programit IPA sipas tij, do të rrezikonte seriozisht realizimin e granteve të EU dhe do  t pamundësonte realizimin e projektit të rehabilitimit të Termocentralit Kosova B.

“Mosrealizimi i këtij projekti do të sillte KEK-un në situatë shumë të vështirë, sepse do të ndikonte në sigurinë e operimit të TC Kosova B. si dhe në mosrealizimin e projekteve tjera për rehabilitimin e tij, projekte të cilat KEK-u planifikon t’i realizoj gjatë instalimit të elektrofiltrave dhe pajisjeve për zvogëlimine NOx-it”, thuhet në letër.

“Projektligji nr.06/L-161 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018”, i cili mundëson alokimin e këtyre mjeteve për të filluar projektin për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B ende nuk është futur në rend për tu votuar nga Kuvendi i Kosovës pavarësisht diskutimeve për nivelin e ndotjes në vend.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi pati paralajmëruar se KEK ka bërë gati 20 milionë euro dhe ka filluar punën përgatitore për të ulur ndotjen nga tymtarët e këtij termocentrali./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera