Sport

Tha se Prishtina i kishte në favor referët në takimin me Gjilanin, ja me sa euro dënohet Ismet Munishi nga FFK-ja

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 13 April 2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhirosë 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së parë GRUPI A DHE GRUPI B, java 22.

Duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video inçizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore, dënoi trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishin.

Vendimi i Komisonit disiplinor:

-Advertisement-

Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.

Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore, denohet me të holla me shumë prej 500 Euro.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera