Rozë

Tha se nuk dëshiron që Elita ta intervistojë Milaim Zekën, Gjiko befason me veprimin e fundit

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 29 October 2020

Gjiko befasoi me veprimin e fundit pas deklaratës që e bëri javë më parë.

Reperi Gjiko javë më parë u komentua shumë për një deklaratë ku e përmendi Milaim Zekën, shkruan lajmi.net.

Ai ishte i ftuar në një emision, ku u pyet se kë nuk do dëshironte që ta kishte mysafir për intervistë gruaja e tij, Elita.

-Advertisement-

Në këtë rast, reperi përmendi emrin e ish-deputetit, Milaim Zeka, ndërsa si arsye për këtë ishte fjalori që ai përdor.

Madje, për këtë me shaka u përgigj edhe vet Zeka, i cili shpërndau videon nga një intervistë e Elitës, ku ndër të tjera i thotë “Imagjino, me qenë në ISIS ne, me t’i pa ty gjokset, asnjë i ISIS-it nuk na kish gjuajt neve”.

Posted by Milaim Zeka on Tuesday, October 13, 2020

Pas gjithë kësaj, Gjiko dhe Elita sonte u fotografuan duke darkuar bashkë me Milaim Zekën dhe gruan e tij, si dhe Naim Abazin dhe Mihrije Brahën.

Me këtë, ata kanë lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë shumë të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera