Rozë

Tha se ndihet e sigurt aty ku nuk ka shqiptarë, Vesa Luma i reagon Zhaklinës

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 16 May 2023

Opinionistja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Zhaklin Lekatari, vazhdon të jetë e përfolur në rrjetet sociale për shkak të një postimi.

Në një postim, në të cilin shihej flamuri i Serbisë, ajo kishte shkruar: “Jam super e sigurt, në vend ku s’ka shqipe”. Shoqërimi me postimet në Twitter kishte nënkuptuar se Zhaklin po udhëtonte drejt Beogradit.

(Foto: Twitter/Zhaklin Lekatari)

Reagimeve iu është bashkëngjitur edhe Vesa Luma, e cila në ripostimin e saj ka shkruar: “Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.

-Advertisement-

Në një tjetër publikim, ku shfaqet me bashkëshortin e saj, Big Basta, këngëtarja ka shkruar: “Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga ‘skenarët’ e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.

(Foto: Instagram/vesaluma)

Derisa në një postim të fundit në Instagram, Zhaklin ka shkruar: “Na ofendon mënyra se si ndihet dikush dhe jo shkaku i vërtetë që e ka bërë atë të ndihet ashtu” duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘urrejtja dëmton shëndetin’. /Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera