Lajme

Thaҫi shkon te ndërtesa e BE’së ku do të takojë Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 08 November 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para takimit me homolgun e tij serb Aleksandër Vuçiq tha se do të bëjnë përpjekjet maksimale për që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes.

“Synimi i Kosovës është që të ndërtojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet në kuadër të kësaj edhe me Serbinë në mënyrë që të lëvizim drejt Natos, Be dhe të hapë perspektivën globale për shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.

Ai po ashtu ripotencoi se nuk do të jetë e lehtë dhe se do të ketë pengesa që të arrihet kjo marrëveshje.

Ky takim po mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Të tjera