Rozë

Teuta tregon si i hoqi 20 kg pas lindjes (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 00:42 | 19 May 2017

Gjatë shtatzënisë së dytë, aktorja Teuta Krasniqi i shtoj 20 kg. Megjithatë, kjo nuk e ka shqetësuar në asnjë moment aktoren, pasi për të me rëndësi ishte zhvillimi i mirë i të bijës

Teuta pas lindjes u kthye me të shpejtë në linjat e dëshiruara.

Çfarë bëri? “Gjatë shtatzënisë kam shtuar mbi 20 kg.Jam në proces e sipër për heqjen e disa kg që i kam ende tepër por që nuk e kam të mundur ta përshpejtoj shumë këtë proces, sepse vajzën e vogël e kam me gjidhënie dhe tash për tash ushqyerja e shëndetshme e saj ka më shumë rëndësi sesa fiziku im.

-Advertisement-

“Gradualisht por shëndetshëm do të arrij te pesha ime ideale. Unë mendoj që asnjë grua nuk duhet ta lë vetën pas dore vetëm pse është bërë nënë, përkundrazi, ne jemi shembull së pari për fëmijët tanë dhe është shumë e rëndësishme të na shohin që kemi disiplinë për gjëra të caktuara në jetë e një ndër më të rëndësishmet është mënyra e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik”, ka thënë Teuta për “Kosovaren”.

Aktorja tashmë i është kthyer aktiviteteve të ndryshme artistike. Teuta Krasniqin vërtet nuk e ndal asgjë dhe askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera