Lajme

Teuta Rugova shokon PAN-in, ky është vendimi i saj për seancën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 07 September 2017

Në ora 11:00 pritet të nis vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Megjithëse koalicioni PAN ishte marrë vesh edhe me deputeten e LDK-së, Teuta Rugova që të votojë pro koalicionit, Periskopi mëson se ajo nuk do të marr pjesë në këtë seancë.

Sipas burimeve të afërta me deputeten Rugova, arsye për këtë mospjesëmarrje është Behgjet Pacolli dhe grykësia e tij “për të gllabëruar sa më shumë poste ministrore”.

-Advertisement-

“Teuta Rugova nuk do të marr pjesë në seancën e sotme për shkak të grykësisë së Behgjet Pacollit”, thotë ky burim.

Ndryshe, Koalicioni PAN-AKR u arrit pardje dhe në bazë të marrëveshjes partisë së familjes Pacolli iu dhanë 5 ministri, përfshirë edhe një pikë në marrëveshje ku thuhet se ai do të kandidohet si president i përbashkët i koalicionit.

Megjithatë, një ministri të Pacollit tashmë e ka marrë Lista Serbe, pas bisedimeve maratonike të zhvilluara gjatë ditës së djeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera