Teuta Haxhiu akuzon Arbërie Nagavcin se po i plaçkit mësimdhënësit nga 1 milionë euro në vit
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 02 November 2018
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka akuzuar deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci se po i plaçkit deputetët në vend.
Haxhiu ka thënë se Nagavci përmes një OJQ-je ne emër të motrës së vet po u merr mësimdhënëseve nga 250 euro për një trajnim, shkruan Gazeta inFokus.
“Nga të dhënat që kam marrë nga Ministria e Arsimit që janë të trajnuar vetëm në programin udhëheqja arsimore ku po bëhet gjithë plaçka nga disa trajnues në mesin e tyre edhe deputetja, Arbërie Nagavci e cila e ka edhe një organizatë OJQ e që udhëhiqet nga Krenare Lleshi e që unë gjatë hulumtimit pash që është motra e Nagavcit”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka shtuar gjithashtu se nga ky trajnim për 3 vite janë certifikuar rreth 800 mësimdhënës.
“Shqetësimin e të gjithë mësimdhënësve se paguajnë 250 euro për ta marrë një trajnim, përderisa në vitin 2016 janë trajnuar 386 drejtor dhe mësimdhënës në këtë program, në vitin 2017, 124 drejtor apo mësimdhënës dhe në vitin 2018, 210 ndërsa edhe 80 nga komunitete e del se 881 të certifikuar”, ka thënë ajo.
Deputetja e AAK-së ka akuzuar Nagavcin se po u bënë presion mësimdhënësve të marrin pjesë në këtë trajnim.
“Gjatë konkurseve për drejtor të shkollave ky trajnim është obligativ por shqetësimi im është që MASHT po e përmend se në vitin 2018 ka ndarë 382mijë e 291 euro në vitin 2019 janë 605 mijë në 2020 999 mijë. Rreth 1 milionë për vjet ndërsa në anën tjetër kandidatëve dhe mësimdhënësve ju shkojnë ftesa të paraqiten sa më parë në këtë trajnim edhe organizata e deputetët Nagavci e udhëhequr nga motra e saj ju bënë thirrje mësimdhënësve se mund ta paguan shumën prej 250 euro edhe me këste ”, ka përfunduar ajo./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...