Lajme

Tetova shpall Rifat Jasharin “Qytetar Nderi”

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 24 July 2022

Komuna e Tetovës, ka shpallur dy ditë më parë “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin, në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend.

Për shkaqe shëndetësore, Rifat Jashari  nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari.

“Të flasësh për historinë, luftën, sakrificën dhe Lavdinë e familjes Jashari, e cila vuri themelet e shtetit të Kosovës është shumë e vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë ne sot është të përkulemi përpara kësaj vepre sublime. Historia e familjes Jashari mbetet historia më sublime, më e përveçme në vargun e përndritur të sakrificës për liri të Kosovës”, ka thënë kryetari i Tetovës Bilall Kasami.

-Advertisement-

E në nder të familjes Jashari dy ditë më parë në Sheshin Iliria Tetovë, është mbajtur edhe një koncert madhështor, ku morën pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera