Lajme

“Tetori 2019” mbyll 10 lokale e zë afër 300 persona pa leje

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 31 October 2019

Policia e Kosovës, gjatë muajit Tetor, ka mbajtur një operacion të gjerë me po këtë emër “Tetori 2019”.

Në operacion pjesë ishin hetues nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektor komunal e të punës, të Ministrisë së Tregtisë e zyrtar të ATK-së.

Këta kryen kontrolle e inspektime në bare e lokale të ndryshme në të gjitha rajonet, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së, inspektorëve të MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së, ka realizuar operacionin policor, duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore në bare dhe lokale të ndryshme”, thuhet në komunikatë të Policisë.

Sipas po kësaj komunikate, thuhet që janë mbyllur 10 lokale e janë gjetur armë të ftohta.

“Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar:

  • 46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale).

Janë gjetur armë të ftohta (3 thika), 2 boksa të metalit dhe 1 sprej OC (1)”

Ndërsa, veç këtyre janë gjetë edhe afër 300 persona pa leje qëndrimi në Kosovë.

“Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera