Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 14 January 2025
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.
Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.
Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”.
Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe nacionaliste nuk duhej lejuar të hyjë brenda Kosovës.
“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, pati thënë ai.
Edhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, pati deklaruar se nuk do të lejojnë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme.
Treni, sipas autoriteteve serbe, ishte ndaluar në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore.
Kryeministri i atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinën për provokim, ndërsa ishte ankuar te shefja e asaj kohe e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe se paralajmëroi se do të njoftonte Rusinë, Kinën dhe SHBA për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte’.
Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u pati bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, duke thënë se ka nevojë për normalizim, e jo për konfrontim.
Por, presidenti i atëhershëm serb Tomisllav Nikoliq, kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi trenin serb të hyjë brenda territorit të saj. Megjithatë, deklaratat e tij ishin më shumë një retorikë nacionaliste se sa realitet, pasi në Kosovë do të përballej me NATO-n.
Tensionet ndërmjet dy vendeve u përcollën me vëmendje të madhe nga mediat e huaja, të cilat shkruanin se “gjuha luftarake që u përdor mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale sepse nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve, por incidenti tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Arton Demhasaj: Atë që po e bën Haga formalisht kundër ish-krerëve të UÇK-së, Albin Kurti po mundohet ta bëj politikisht
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, k...
-
Fondi për Papunësinë do të startojë me një shumë prej 20 milionë eurosh
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...