Tetë udhërrëfyes për MSA-në
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 20 Mars 2018
Zyra e BE-së dhe Ministria e Integrimit Evropian prezantuan sot projektin e binjakëzimit “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”, që synon krijimin e një administrate publike efikase që është në gjendje të përmbushë detyrimet që dalin nga MSA-ja dhe të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Udhëheqësi i Projektit, Demush Shasha nga Ministria e Integrimeve Evropiane në Kosovë, tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e politikave për miratimin e Acquis së BE-së.
“Jemi dakorduar të fillojmë punën në 8 kapituj prioritar të MSA. Kur e hapim MSA janë 600 faqe, e vet MSA-ja thotë se zbatimi do të fillojë nga kapitujt prioritar. Ne do të bëjmë analizë se ku qëndrojmë sot në kuadër të këtyre kapitujve. Cili është ai nivel që duhet të arrijmë dhe ku jemi sot? Do të përgatisim 8 udhërrëfyes që ato zbrazëtira që gjejmë, t’i adresojmë brenda tre vitesh, që Kosova brenda 3-5 vite të jetë në gjendje të zbatojë ato”, tha ai.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se ky projekt do të asistojë Kosovën në rrugën drejt integrimit.
“Shtetet anëtare si partnerë janë të gatshme t’iu mbështesin. Duke qëndruar së bashku me abasadorë të Gjermanisë, Kroacisë dhe Polonisë e dëshmon këtë. Ky projekt që po e lansojmë sot ka të bëjë me MSA. Meqenëse procesi i MSA është kompleks, i tillë është edhe ky projekt. Përfituesja më e madhe është Ministria e Integrimeve, por ka edhe përfitues tjerë. Ne i dimë vështirësitë, por duke përfshirë katër ministri, sfida është edhe më e madhe”, theksoi ajo.
Shefja e Zyrës së BE-së tha se lëvizja e lirë e mallrave, e drejta e kompanive, e drejta intelektuale, drejtësia dhe të drejtat themelore, dhe liria janë disa nga kapitujt prioritar. Derisa theksoi se ideja është që të fokusimi në çështje sektoriale dhe zvogëlimin e mangësive.
Ajo bëri të ditur se gjetjet e projektit do t’i komunikohen Zyrës së BE-së dhe idetë të cilat nxirren mund të projektohet nga projektet e tjera. Teksa tha se mbetet shumë punë për të bërë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se MSA ka vendosur marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.
Sipas tij, nisja e këtij projekti është një proces historik sepse tregon që gjërat kanë filluar të lëvizin.
“Sot jemi këtu që t’i premtojmë Kosovës shumë punë dhe vështirësi. Kërkoj falje këtë, por për të arritur këtë kemi bërë një konzorcoum të veçantë. Kroacia një nga anëtarët tona më të reja është dëshmi se BE-ja çdoherë e më shumë po i afrohet Kosovës. E di që është një udhëtim drejt të panjohurës. Do ta kaloni vetëm njëherë këtë proces dhe shpresoj të mos iu duhet të kaloni asnjëherë tjetër nëpër të… Që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, integrimi i Kosovës ka qenë prioritet i të gjitha qeverive. Duke pasur parasysh këtë situatë, mendoj se do të jetë e arritshme që popullsia të kuptojë se për të arritur BE-në nuk mund të ndodhë shumë shpejt. Duhet të mbajmë mend se rrethanat themelore ishin që 5 shtete anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën e kanë bërë më të vështirë punën. MSA është në fuqi nga viti 2016, gjë që tregon se Kosova tashmë ka filluar rrugëtimin e saj. Ës htë interesi jonë që t’iu shohim juve aty ku duam t’iu shohim dhe jo shumë larg duam t’iu shohim në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Ndërsa, ambasadorja e kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic tha se këta kapituj janë shumë të rëndësishëm për t’i dhënë një shtytje ekonomisë të vendit.
Sipas saj, marrëveshja duhet të imlentohet për hatër të shoqërisë dhe bizneseve të Kosovës në përgjithësi, e jo për hatër të shteteve anëtarë të BE-së.
Zëvendësambasadorja e Polonisë në Shkup, Weronika Staniec tha se projektet e tilla shërbejnë për shkëmbime të përvojave dhe Polonia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në kryerjen e detyrave.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...































