Lajme

Tetë të lënduar në një aksident në ditën e parë të “Oktoberfest” në Mynih të Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 17 September 2023

Një aksident në ditën e parë të “Oktoberfest”-it tradicional të Mynihut në Gjermani la tetë persona të lënduar, tha policia lokale të dielën.

Mjekët trajtuan në vend tetë persona me lëndime të lehta dhe dy prej tyre u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aksidenti thuhet se ndodhi në atraksionin e quajtur “Höllenblitz” (ose “Rrufeja nga Ferri”).

-Advertisement-

Oktoberfest u hap të shtunën dhe tenton të tërheqë rreth gjashtë milionë vizitorë.

Festivali në kryeqytetin bavarez do të mirëpresë mysafirë nga tani deri më 3 tetor, me rreth një të tretën e vizitorëve që vijnë nga jashtë, veçanërisht nga Azia.

Kjo ngjarje zakonisht gjeneron rreth 1.2 miliard euro përfitime ekonomike për Gjermaninë.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy