Lajme

Tetë të arrestuar në Molenbeek me dyshimin për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 05 March 2018

Tetë persona u arrestuan sot në lagjen e Brukselit, Molenbeek, pas një serie kontrollesh në kuadër të një dosjeje mbi terrorizmin, sipas një burimi pranë hetimit, duke konfirmuar një informacion të të përditshmes belge “La Dernière Heure”.

“Hetuesit dyshonin për përgatitjen e një atentati”, sipas të njëjtit burim.
“Tetë të dyshuarit janë dërguar për dëgjim para një gjyqtari hetues që do të ven
dosë gjatë ditës së sotme mbi dënimin e tyre dhe vendosjen e tyre në paraburgim ose jo”, thekson ky burim.Molenbeek, që është një lagje shumë e popullur dhe me një nivel të lartë shtetasish me origjinë marokene, ka fituar reputacionin si një bazë e fshehur e xhihadizmit ndërkombëtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera