Lajme

Tetë raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 01 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 14 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është 314”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera