Lajme

Tetë raste të reja dhe një rast i vdekjes nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 30 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 9 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.

Në total numri i rasteve aktive është 320”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera