Lajme

Tetë raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 08 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 999 mostra , tetë persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.

Në total numri i rasteve aktive është 462”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera