Lajme

Tetë pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 15 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë, 8 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 post-Covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv nuk ka pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

-Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera