Tetë mënyra për ta bërë burrin të dashurohet marrëzisht pas jush
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/pasion-love-580x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 26 February 2024
Çdo vajzë dhe grua e ka ëndërr që së paku një burrë ta dashurojë marrëzisht. Këtu janë tetë mënyra për ta bërë këtë:
Ji vetvetja
Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit të natyrshëm sepse mendojnë se të tjerët nuk e pëlqejnë këtë. Kjo është arsyeja pse ata shtiren sikur janë një person komplet tjetër. Gjithsesi, ti mund të aktrosh për një kohë të gjatë, por, dikur të tjerët do ta kuptojnë kush jeni në të vërtetë dhe s’do të jenë më kurrë të aftë t’ju besojnë. Prandaj, është ide shumë më e mirë të jeni vetja që nga fillimi. Do të dali dikush që do t’ju dojë për atë që jeni, kështu që mos u përpiqni të zini vendin e askujt tjetër.
Duku bukur
Kjo nuk do të thotë të ndryshosh komplet pamjen e jashtme. Në vend të kësaj, përpiquni të vini në dukje tiparet tuaja më të mira, në mënyrë që të dukeni sa më bukur që të jetë e mundur. Të gjithë janë të bukur në mënyrën e tyre, kështu që asnjëherë mos ndrysho veten për kënaqësinë e të tjerëve.
Dëgjo
Aftësitë e mira të komunikimit përfshijnë njëkohësisht të qenit në gjendje për të folur dhe për të dëgjuar po aq efektivisht. Është tepër e rëndësishme t’i japësh dikujt mundësinë për të folur, edhe nëse jeni në një diskutim. Burrat, zakonisht, kanë shumë për të thënë, dhe nëse ju i tregoni atij se mund t’i dëgjoni, ata do të bëhen më të hapur për diskutime të reja.
Bëhu “e ëmbël”
Në jemi të gjitha të egra herë pas here, por kjo nuk do të thotë që mund ta praktikoni “ligësinë” tuaj pa asnjë arsye. Përpiquni të bëheni sa më të këndshme të jetë e mundur, sepse kështu do të jeni më tërheqëse.
Flirto
Flirtimi është mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se jeni të interesuar për ta. Nëse keni këtë mendësi dhe jeni të vetëdijshëm që e pëlqeni dikë, do ta kuptoni vetë çfarë duhet bërë për t’i treguar këtij person afirmitet.
Ji ndryshe
Mënyra më e mirë për tu dalluar nga turma, është të jesh ndryshe, dhe mënyra më e mirë për tu dukur ndryshe, është të jesh vetvetja. Mos i ndiq normat e shoqërisë, ji origjinal dhe të jeni të bindur se, të paktën, një person do ta vërë re këtë dhe do t’ju pëlqejë.
Bëj kontakt me sy
Kontakti i syve është një teknikë e rëndësishme e gjuhës së trupit. Shumica e burrave do t’i “lexojnë” këto shenja fine, dhe të pasurit kontakt sysh për një kohë të gjatë do t’i bëjë ata shumë më të lidhur me ju.
Bëhuni të besueshme
Një mashkull që ka rënë në dashuri, është i gatshëm të tregojë çdo gjë për pasiguritë e tij, por kjo gjë ndodh vetëm nëse i keni vërtetuar se mund t’ju besojnë, shkruan bota.al. Besimi është i vështirë për tu fituar dhe duhet shumë punë për ta ndërtuar, por është një pjesë esenciale e çdo marrëdhënieje. Nëse i tregoni se mund t’ju besojnë, ai do t’ju dashurojë dhe s’do dojë të heq dorë kurrë prej jush.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Universum-cover-4-korrik-600x3601-1.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...