Sport

Tetë lojtarët e panjohur që po ‘shkatërrojnë’ në La Liga këtë fillim sezoni, në listë edhe Enis Bardhi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 26 September 2017

Starti i La Ligas këtë sezon ka shfaqur fytyra të reja dhe yje në rritje.

Ata kanë fituar zemrat e tifozëve edhe pse janë zhvilluar vetëm gjashtë xhiro.

Marca i ka zgjedhur tetë emra të cilët kanë spikatur në këtë fillim sezoni.

-Advertisement-

Lotarët kanë ardhur këtë sezon dhe përveç që kanë zënë vend në formacionet e tyre, kanë shënuar edhe gola të rëndësishëm.

Lojtar që ka spikatur këtë fillim vitit është edhe Enis Bardhi, që me Levanten e tij po shkëlqen.

Djene Dakonam

Edhe pse shumë tifozët të La Ligas nuk e njohin, trajneri i Getafes, Jose Bordalas, di shumë për talentin e Djene Dakonams, i cili erdhi nga Alcorcon.

Edhe pse ka luajtur si mbrojtës i majtë, ai u gjendur mirë në pozitën e re.

Goncalo Guedes

Ai erdhi nga Paris Saint Germain në këtë afat kalimtar dhe është gjendur mitë te Valancia. Ai ka dhënë tre asistime, dy të fundit për Simone Zazan dhe Rodrigon, në ndeshjen e fundit me Real Sociedad.

Enis Bardhi

Po i gjuan mjaftë mirë gjuajtjet e lira, ndërsa ka shënuar tri herë. Njëri ndër lojtarët më të përfolur në La Liga në këtë fillim.

Unai Nunez

Trajneri i Athletic Bilbaos, Jose Angel Ziganda, futbollistin Unai Nunez, e ka marr nga akademia.

Edhe pse vetëm 20 vjeç, lojtari nën urdhrat e Zigandas ka zhvilluar të gjitha ndeshjet.

Maxi Gomez

Maxi Gomez ka gjetur portën katër herë në gjashtë ndeshje prej se ka ardhur te Celta.

Mauro Arambarri

Futbollisti 21 vjeçar ka gjetur vend në formacionin startues të Getafes. Ai ka shënuar gol në derbin lokal me Leganes.

Fabian Ruiz

Ai u fut si zëvendësues në fillim, por tani Fabian Ruiz është pjesë e ekipit të parë të Betis. Ai ka shënuar një gol.

Ivi

Në verë Ivi erdhi nga Sevilla te Levante dhe në gjashtë ndeshje e ka gjetur portën dy herë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera