Lajme

Tetë komuna do të përfitojnë nga projekti 2 milionësh i BE-së për ngrohjen qendrore

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 19 November 2021

Tetë komuna në Kosovë pritet të përfitojnë nga një projekt i ri i asistencës teknike nga BE-ja për ngrohjen qendrore, me vlerë 2 milionë euro.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, në fazën e parë do të përgatitet një studim fizibiliteti për ngrohjen qendrore që bazohet në energji të rinovueshme për Gjilanin, Ferizajn, Prizrenin, Pejën, Drenasin, Kastriotin, Mitrovicën dhe Zveçanin, njofton Klan Kosova.

Qytetarët e këtyre komunave pritet të përfitojnë nga sistemet efikase të ngrohjes qendrore që përdorin burime primare të energjisë që është miqësore me mjedisin dhe që përveç sigurimit të ngrohjes së së sigurt, ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit, shëndetin publik dhe në kursimin e energjisë.

-Advertisement-

“Sistemet aktuale të ngrohjes nuk janë të përshtatshme për ndërtesat kolektive të banimit dhe të sektorit të shërbimeve. Ato kanë ndikim negativ si në cilësinë e ajrit ashtu edhe në shëndetin publik”, thotë BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera