Lajme

Testimi i unazës, “Pastrimi” paralajmëron vonesa në mbledhjen e mbeturinave

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 28 October 2022

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të premten konsumatorët se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet.

“Për hir te transparencës se opinionit publik kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit të mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të Planit Operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar se çdo vonesë në kryerjen e shërbimeve do të zëvendësohet.

-Advertisement-

Të premten ka nisur testim i tretë i unazës njëkahore në qendër të Prishtinës.

Testimi ka shkaktuar tollovi të mëdha në kryeqytet, derisa janë krijuar kolona të gjata veturash që në mëngjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera